Seehofer ultimatum dy javor Merkelit

Bota

Seehofer ultimatum dy javor Merkelit

Nga: Fitim Dika Më: 16 janar 2016 Në ora: 13:32

Sipas informacioneve të disponon magazina Der Spiegel, partitë e djathta gjermane ndodhen pranë prishjes së aleancës shumë vjeçare, në rast se Angela Merkel nuk ndryshon politikat e saj ndaj refugjatëve.

"Nëse brenda 14 ditëve të ardhshme nuk ka ndryshime, atëherë do kërkojmë masa tjera, duke çuar kërkesat tona edhe të Gjykata Federale Kushtetuese," shkruhet në letër, përcjell Bota sot.

Partia CSU kërkon kontrolle nëpër kufijtë gjermanë, për të parandaluar fluksin e madh të refugjatëve. Edhe nga vetë partia e kancelares Angela Merkel, ka persona që duan ndryshime të politikave.

Volker Bouffier (CDU), thotë se përderisa BE nuk është e gatshme të respektojë marrëveshjet e nënshkruara, atëherë edhe Gjermania duhet të shikojë rrugë tjera të zgjidhjes./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat