Nisen drejt Gjermanisë trupat e pajetë të atentatit të Stambollit

Bota

Nisen drejt Gjermanisë trupat e pajetë të atentatit të Stambollit

Më: 16 janar 2016 Në ora: 20:49

T​rupat e turistëve gjermanëve, të vrarë në sulmin me bombë në sheshin ”Sulltanahmet” të Stambollit janë nisur drejt Gjermanisë.

Trupat e pajetë janë marrë nga zyrtarët e konsullatës së përgjithshme gjermane në Stamboll dhe pastaj, të shoqëruar nga policia turke, mbërritën në aeroportin ”Ataturk” të Stambollit, nga ku u nisën për në Gjermani.

Sulmi vetëvrasës me bomba në sheshin ”Sulltanahmet” të Stambollit la të vrarë 10 persona dhe plagosi 15 të tjerë. Sulmi, sipas policisë turke, është kryer nga sulmues me origjinë nga Siria, pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat