Mijëra refugjatë të ri nga Siria, Merkel sot viziton Ankaranë

Bota

Mijëra refugjatë të ri nga Siria, Merkel sot viziton Ankaranë

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 07:39

Dhjetëra mijëra sirianë të zhvendosur edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuar në kufij me Turqinë, ndonëse sulmet e qeverisë ruse në mbështetje të qeverisë siriane në Alepo, thuhet se janë ndaluar.

Turqia është zotuar se do t’i ndihmoj turmat e njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë.

Por, deri më tani nuk janë hapur kufinjtë. Agjencitë e ndihmave kanë paralajmëruar se po përballen me një situatë “të dëshpruar”.

Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet që gjatë ditës së sotme të takohet në Ankara me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan si dhe me kryeministrin, Ahmet Davutoglu.

Bashkimi Evropian thotë se Ankaraja është e detyruar t’i mbaj hapur kufinjtë për refugjatët por, në anën tjetër, vazhdon presioni ndaj Turqisë për ta frenuar fluksin e refugjatëve nga Turqia drejt Evropës.

Brukseli ka premtuar se do t’ia jap Turqisë tre miliardë euro ndihma, në këmbim të ndaljes së rrjedhës së rrefugjatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat