​Përkundër mbylljes së “Rrugës Ballkanike”, mijëra refugjatë arrijnë në Greqi

Bota

​Përkundër mbylljes së “Rrugës Ballkanike”, mijëra refugjatë arrijnë në Greqi

Më: 10 mars 2016 Në ora: 22:41

Mbyllja kontroverse e “Rrugës Ballkanike” për refugjatët që kanë mësyrë Evropën nuk është duke ndalur mijëra prej tyre që të arrijnë në Greqi, shkruan “EuroNews”.

Derisa Maqedonia ka mbyllur kufijtë e saj me Greqinë, Sllovenia, Kroacia dhe Serbia kanë ndjekur shembullin e Austrisë duke imponuar kontrolle të ashpra.

Shumë nga 15 mijë refugjatët që kanë ngecur në kufirin me Greqinë thonë se janë të vendosur të rrinë aty.

Njëri nga ta, Mohammedi nga Homsi i Sirisë, tha se “vendimi mund të jetë i drejtë për BE-në, por jo edhe për ne, jo për njerëzit që kanë ardhur këtu dhe kanë arritur në këtë pikë dhe kufijtë mbyllen para syve tanë. Kjo nuk është e drejtë.”

Vetëm në 48 orët e fundit autoritetet greke kanë thënë se numri i refugjatëve nga 34 mijë në 41 mijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat