6 të vdekur në Pakistan pas një tërmeti të fuqishëm

Bota

6 të vdekur në Pakistan pas një tërmeti të fuqishëm

Më: 11 prill 2016 Në ora: 15:11

Gjashtë persona vdiqën në territore të ndryshme të Pakistanit verior, pasi një tërmet i fortë tronditi qytetet e Azisë Jugore , thanë autoritetet të hënën.

Tërmeti me magnitudë 6.6- të rihterit ka tronditur të dielën banorët në kryeqytetin afgan, Kabul, dhe ka detyruar banorët e ndërtesave të larta të kryeqytetit indian, New Delhi, të dalin nëpër rrugë.

Tërmeti u ndje, rreth 630 km larg nga epiqendra e tij.

Autoritetet e Pakistanit për menaxhimin e katastrofave (NDMA) thanë se pesë persona kanë vdekur në Khyber Pakhtunkhwan, ndërsa një tjetër në veri të shtetit.

Të paktën shtatë persona u raportuan të plagosur në të gjithë Pakistanin, shumë prej tyre në qytetin veriperëndimor të Peshavarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat