​Japoni: 18 të vdekur bilanci i përkohshëm nga tërmeti 7,1 ballë Rihter

Bota

​Japoni: 18 të vdekur bilanci i përkohshëm nga tërmeti 7,1 ballë Rihter

Më: 16 prill 2016 Në ora: 08:11

(E plotësuar) Bilanci i përkohshëm nga tërmeti që goditi dje jugperëndimin e Japonisë arriti në 18 persona, ndërkohë që nga tërmeti i pardjeshëm u regjistruan 10 të tjerë, njoftuan sot autoritetet lokale.

“Të paktën 18 persona kanë humbur jetën deri tani”, tha Mariko Kuramitsu, funksionar në prefekturën e Kumamotos.

Një tërmet me magnitudë 7,1 ballë të shkallës Rihter goditi dje jugperëndimin e Japonisë.

Autoritetet iu drejtuan thirrje qytetarëve nëpërmjet rrjeteve të ndryshme sociale për të mos u afruar në brigjet e detit dhe për t’u larguar nga ndërtesat e dëmtuara nga lëkundjet e tokës.

Japoni, shkon në 15 numri i viktimave nga tërmeti

Japonia u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 ballë, ku për pasojë 15 persona humbën jetën, mbi 100 të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa dyshohet se ka edhe shumë të tjerë të mbetur nën rrënojë.

Tërmeti i fuqishëm dëmtoi shembi shumë ndërtesa, ndërsa u dëmtuan edhe disa rrugë automobilistike. Aktualisht rreth 20 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Grupet e shpëtimin janë vendosur menjëherë në zonë për të ndihmuar të plagosurit, apo për të shpëtuar ata që mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënojë. Autoritetet japoneze urdhëruar rreth 20 mijë trupa të emergjencave civile të vendosen menjëherë në jugperëndim të Japonisë, në rajonin Kyushu, ku ishte edhe epiqendra e tërmetit.

Tërmeti i së premtes ishte i dyti i fuqishëm brenda dy ditëve në Japoni, pasi edhe ditën e enjte një tërmet me magnitudë 6.2 ballë goditi vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat