Japonia i vazhdon aksionet e shpëtimit pas tërmeteve

Bota

Japonia i vazhdon aksionet e shpëtimit pas tërmeteve

Më: 16 prill 2016 Në ora: 17:55

Po vazhdojnë aksionet e shpëtimit në jugperëndim të Japonisë, pasi ky rajon u godit nga dy tërmete të fuqishme, duke lënë të vrarë të paktën 39 njerëz.

Qindra njerëz besohet se kanë mbetur të ngujuar dhe autoritetet kanë lëshuar sot një paralajmërim për cunami, pas tërmetit prej 7.1 shkallësh të Rihterit, i cili u pasua nga tërmeti i sotëm prej 7.4 shkallësh.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Komamotos, një qytet me 740 mijë banorë në Kyushu, një prej ishujve më jugorë të Japonisë.

Rreth 20 mijë ushtarë po dërgohen në zonë gjatë fundajvës për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit.

Më shumë se 1,000 njerëz janë lënduar, ndërsa rreth 190 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ka thënë qeveria.

Autoritetet thonë se më shumë se 200 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe se më shumë se 400 mijë shtëpi kanë mbetur pa ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat