​150 mijë protestues në Londër kërkojnë dorëheqjen e Cameronit

Bota

​150 mijë protestues në Londër kërkojnë dorëheqjen e Cameronit

Më: 16 prill 2016 Në ora: 20:32

Një protestë me 150 mijë pjesëmarrës është zhvilluar sot në rrugët e Londës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit britanik, David Cameron.

Marshi protestues për Shëndetësi, Shtëpi, Punë dhe Shkollim është organizuar nga një grup aktivistësh i quajtur Kuvendi i Qytetarëve.

Protestuesit bënë thirrje për t’i dhënë fund masave shtrënguese, si dhe kërkuan që Cameron-i të japë dorëheqjen pas zbulimeve që u bënë nga rrjedhja e dokumenteve “Panama Papers”, ku vërtetohet se babai i tij kishte të regjistruar një kompani Offshore, transmeton KosovaPress.

27-vjeçareja, Michaella Hagger i tha mediave britanike se arsyeja që ajo ka dalë në protestë është sepse e urren kryeministrin britanik.

“Jam këtu sepse e urrej David Cameronin. Është për shkak të shkurtimeve, rritjeve të taksave dhe për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë (NHS). Po shkatërrojnë vendet e punës dhe po e bëjnë më të vështirë për çdonjërin”, ka thënë ajo.

Protestuesve i janë bashkuar edhe grupe të ndryshme që avokojnë të drejtat e njeriut dhe qytetarëve britanikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat