Merkel: Nuk do të ketë heqje të sanksioneve ndaj Rusisë

Bota

Merkel: Nuk do të ketë heqje të sanksioneve ndaj Rusisë

Më: 27 maj 2016 Në ora: 00:18
Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi të enjten se G7-ta nuk ka synim të heqë sanksionet që i janë imponuar Rusisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi të enjten se G7-ta nuk ka synim të heqë sanksionet që i janë imponuar Rusisë për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës.

“Për mua, është shumë herët për të dhënë dritën jeshile për një heqje të mundshme të sanksioneve”, deklaroi Merkel para gazetarëve, në kuadër të takimit që mbledh të enjten dhe të premten krerët e vendeve të G7-ës në Ise-Shima, në qendër të Japonisë.

Vitin e kaluar ky klub i vendeve më të industrializuara, ku Rusia u përjashtua në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë, kishte kërcënuar Moskën me sanksione edhe më të rënda nëse veprimet e saj do e bëjnë të nevojshme.

Nga ana tjetër presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, gjithashtu president i kësaj mbledhje në Ise-Shima, vlerësoi se G7-ta duhet të mbajë një pozicion të qartë dhe të fortë mbi të gjitha mosmarrëveshjet territoriale, qoftë në Ukrainë apo në detërat e Kinës Juogre dhe Lindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat