Puçistët e vrarë do të varrosen në “varret për tradhtarë”

Bota

Puçistët e vrarë do të varrosen në “varret për tradhtarë”

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 17:52
ilustrim

Kryetari i Stambollit Kadir Topbas ka vendosur që të ndajë një hapësirë për “varrezat e tradhtarëve” ku qytetarët do të mund “ t’i mallkojnë puçistët”.

Pas përpjekje për grusht shteti më 15 korrik , i cili vrau 246 njerëz, duke përfshirë një numër të madh të policëve dhe civilëve , varrezat nëpër Turqi kanë refuzuar të varrosin ata që kishin komplotuar kundër qeverisë në Ankara , raporton RT.

 Në tentim që ta zgjedh atë problem, kryetari i Stambollit  vendosi që të caktojë lokacionin ku do të varroseshin siç tha ai “tradhtarët” dhe ku “kalimtarët do t’i mallkonin ata që janë varrosur aty”

“Kam vendosur që ta ndajë një vend dhe ai vend të quhet varrezat për tradhtarë””, ka thënë Tobpas në një fjalim të një grupi të njerëzve në sheshin Taksim në Stamboll.

“Çdokush që kalon pranë atij vendi do t’i mallkojë dhe ata nuk do të munden që të prehen të qetë në varret e tyre”, ka thënë kryetari i Stambollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat