Donald Trump, nën sulmin e 187 organizatave të financuara nga Soros

Bota

Donald Trump, nën sulmin e 187 organizatave të financuara nga Soros

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 23:24
Donald Trump dhe George Soros

Ka pasur shumë artikuj të shkruar në lidhje me George Soros dhe aktivizimin e tij. Soros është një manjat biznesi, investitor, filantrop, me prejardhje hebreje-hungareze dhe mban shtetësi të dyfishtë. “Discover the Networks” ka publikuar një listë të plotë të organizatave të financuara nga Soros dhe Institutiti i tij për Shoqëri të Hapur.

Disa nga këto grupe kanë kundërshtuar në mënyrë aktive kandidaturën e Donald Trump për president dhe mund të jenë pjesë të dhunës dhe kaosit të parë në mitingjet e tij. Shumë nga grupet favorizojnë: kufij të hapur, amnistinë, të drejtën e votimit emigrantëve të paligjshëm, emigrantëve muslimanë dhe drejtësinë sociale.

“Nëse Trump dëshiron të vazhdojë fushatën e tij presidenciale në rrethana të tilla, ai do të duhet të mbajë qëndrimin e tij në mënyrë të vendosur kundër Soros dhe fushatave  shpifëse ndaj emrit të tij” raporton “Discover the Networks”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat