Merkel: do të bëjnë gjithqka për të mbrojtur sigurinë

Bota

Merkel: do të bëjnë gjithqka për të mbrojtur sigurinë

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 21:10
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se shërbimet e sigurisë “do të bëjnë gjithshka që është e mundur për të mbrojtur sigurinë dhe lirinë e të gjithë popullit gjerman” pas dy sulmeve terroriste në një periudhë prej më pak se një jave.”

Duke folur për gazetarët në Berlin, zonja Merkel tha se masakra e së premtes në Mynih, që ajo e cilësoi “një natë terrori” dhe sulmi i së hënës në një tren, ishin kryer në vende publike “ku mund të ishte ndodhur secili prej nesh dhe kjo ka ngritur pikëpyetjen për gjermanët lidhur me sigurinë në vend”, tha ajo.

“Sulmet në Gjermani, së bashku me atë në Nice”, - tha zonja Merkel, “kanë shtuar shqetësimin e njerëzve për sigurinë e jetës së tyre”.

Kryeminsitri i shtetit të Bavarisë Horst Seehofer dha një konferencë shtypi se sulmi në Mynih ishte një goditje e rëndë për shoqërinë gjermane dhe se nuk dihen motivet e autorit të sulmit, një 18-vjeçar gjermano-iranian.

Të paktën 16 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë, janë në spital, tre prej tyre në gjendje kritike.

Autoritetet thanë në një konferencë shtypi se zhvilluan kërkime në apartamentin e të dyshuarit dhe nuk kanë zbuluar që ai të kishte lidhje me terrorizmin, por besojnë të ketë qenë “një sulm klasik me armë zjarri”, duke cituar një libër që gjetën në dhomën e tij, ku flitej për sulmet me armë të të rinjve.

Vrasësi ishte lindur dhe rritur në Mynih dhe merrte mjekime për probleme mendore. Ai vrau veten me një plumb në kokë në mesin e rrëmujës së shkaktuar nga vrasjet, sipas shefit të policisë të Mynihut.

Vrasësi thuhet se kishte një pistoletë 9 milimetërshe, për të cilën policia mendon se ishte marrë pa leje, pasi ishte fshirë numri i regjistrimit. Autoritetet thonë se janë duke u përpjekur të zbulojnë numrin, në mënyrë që të mësojnë se si është siguruar arma.

Presidenti Barak Obama shprehu keqardhjen e tij për viktimat në një takim që zhvilloi të premten në mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarë amerikan të zbatimit të ligjit. Ai u zotua për t’i dhënë ndihmën e nevojshme Gjermanisë lidhur me sulmet, si një prej aleatëve më të afërt të Shteteve të Bashkuara.

Të shtunën Sekretari Kerry bisedoi në telefon me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Ai shprehu ngushëllime për viktimat dhe u zotua për ndihmën amerikane gjatë hetimeve. Ai e falenderoi Ministrin e Jashtëm gjerman për rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në luftën e koalicionit kundër ISIS-it dhe për kontributin bujar që ofroi javën e kaluar në konferencën për Irakun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat