Grushti i Shtetit - Erdogan shkrin njësinë elitë të gardës presidenciale

Bota

Grushti i Shtetit - Erdogan shkrin njësinë elitë të gardës presidenciale

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 09:16
Erdogan

Njësia elitë e gardës presidenciale do të shpërbëhet pasi të paktën 300 anëtarë të saj janë arrestuar pas dështimit të tentativës së grushtit të shtetit

Kryeministri Binali Yildirim tha në një kanal televiziv se  “nuk ka nevojë” për këtë regjiment

Nuk do të ketë më një njësi rojesh presidenciale. Nuk na duhen më” ka thënë kryeministri turk Yildirim për televizon A Haber.

Dje u mësua se Turqia kishte arrestuar nipin e klerikut Fethullah Gylen për të cilën Turqia thotë se është pas grushtit të shtetit, por kjo mohohet nga ana e tij.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka urdhëruar po dje  mbylljen e mbi 1 mijë shkollave privatendërsa e ka zgjatur periudhën gjatë së cilës të dyshuarit mund të mbahen të paraburgosur pa aktakuzë.

Ky është dekreti i parë i liderit turk pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për tre muaj.

Dekreti i parë i nënshkruar nga Erdogani autorizon mbylljen e saktësisht 1043 shkollave, 1229 shoqatave humanitare dhe fondacioneve, 19 sindikatave tregtare, 15 universiteteve dhe 35 institucioneve shëndetësore, shkruan më tej sot Anadolu.

Të gjitha këto institucione dyshohet së kanë lidhje me klerikun turk, Fetullah Gylen që jeton në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat