Turqia planifikon të punësojë 20 mijë mësimdhënës të rinj

Bota

Turqia planifikon të punësojë 20 mijë mësimdhënës të rinj

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 13:32
ilustrim

Turqia planifikon të punësojë 20.000 mësimdhënës të rinj pas largimit të mijëra të punësuarve në arsim për shkak të lidhjeve me organizatën terroriste FETO/PDY përgjegjëse për tentimin e grusht shtetit më 15 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).

"Do të vazhdojmë të punojmë në shkolla të cilat janë në pronësi të shtetit. Disa profesorëve u janë marrë lejet e punës. Nuk do të vazhdojmë me ta, por me mësimdhënës të rinj të cilët do të punësohen nga Ministria e Arsimit. I porosisim studentët se askush nuk do të dëmtohet. Fëmijëve tanë do t'u sigurojmë edukim më të mirë se ai më parë", deklaroi ministri turk i Arsimit, Ismet Yilmaz Sivas, para banorëve të Sivas-it të cilët ishin mbledhur në sheshin e qytetit në "kujdestari të demokracisë".

Në kuadër të masave të vazhduara lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme, e shpallur pas tentativës për grusht shteti në Turqi, janë mbyllur 35 institucione shëndetësore dhe organizata, 1.043 institucione dhe konvikte në arsimin privat, 1.229 fondacione dhe organizata joqeveritare, 19 sindikata dhe konfederata dhe 15 institucione të larta private që kishin lidhje me organizatën terroriste FETO/PDY.

Në Ministrinë e Arsimit janë ngritur procedura kundër të gjitha institucioneve private arsimore, shkollave dhe konviktet e studentëve të cilat lidhen me këtë organizatë.

Ministria e Arsimit të Turqisë ka nisur masa të shpejta në lidhje me shkollat dhe institucionet e kësaj organizate terroriste, për shkak se aktivitetet në fushën e arsimit privat janë një nga fushat më të rëndësishme të veprimit të FETO-s.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an ka thënë se më shumë se 13.000 të dyshuar në tentativën për grusht shteti janë arrestuar, duke përfshirë 1.485 policë, më shumë se 8.831 personel ushtarak, 2.101 anëtarë të gjykatave, 52 guvernatorë të qarqeve dhe 689 civilë.

Rikujtojmë se oficerët ushtarakë, puçistë besnik të organizatës terroriste FETO/PDY tentuan grusht shteti në Turqi, të premten më 15 korrik ku 246 persona humbën jetën ndërsa rreth 2.200 u plagosën.

Tentativa e grusht shtetit u parandalua pasi qindra mijëra qytetarët dolën në rrugët e Stambollit, Ankarasë dhe pjesët tjera të vendit duke u ballafaquar duar bosh me tanket dhe automjetet e blinduara me të cilët puçistët deshën të përmbysin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat