Theresa May përjashton rikthimin e kufijëve me Irlandën

Evropë

Theresa May përjashton rikthimin e kufijëve me Irlandën

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 19:07
Kryeministrja britanike, Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May, u përpoq sot të garantojë irlandezët e veriut se nuk do të ketë një rikthim të kufijëve dhe të kontrolleve doganore me Irlandën si pasojë e votimit më 23 qershor në favor të daljes së BM-së nga BE-ja.

“Askush nuk kërkon të rikthehet në kufijtë e së kaluarës”, deklaroi ajo gjatë një konference për shtyp, duke premtuar një zgjidhje praktike për dy pjesët e ishullit.

“Sigurisht që Irlanda e Veriut do të ketë një kufij me Irlandën, që është anëtare e BE-së. por ne kemi një zonë të përbashkët të qarkullimit mes Britanisë së Madhe dhe Republikës së Irlandës shumë vite para se dy vendet të ishin anëtare të BE-së”, theksoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat