Irani mohon se pjesëtarë të Al Kaidës janë në këtë shtet

Azia

Irani mohon se pjesëtarë të Al Kaidës janë në këtë shtet

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 10:17
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Bahram Ghasemi

Irani e ka hedhur poshtë akuzën amerikane se tre operativë të Al Kaidës kanë qëndruar në Iran, duke e ndihmuar grupin militant islamist me financa dhe logjistrikë përgjatë Lindjes së Mesme.

Thesari i Shteteve të Bashkuara më 20 korrik ka njoftuar për vendosjen e sanksioneve ndaj tre operativëve të Al Kaidës që sipas njoftimit amerikan janë në Iran.

Por zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi ka thënë më 26 korrik se Irani nuk ka informacione me praninë e tyre në territorin e vendit.

“Administrata amerikane, në vend të bërjes së deklaratave të përgjithësura, duhet që në praktikë të mundësojë luftën ndërkombëtare kundër grupeve terroriste duke ndarë informacione precize”, ka thënë Ghasemi i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.

Thesari i Shteteve të Bashkuara ka identifukuar operativët e Al Kaidës me emrat, Faisal Jassim Mohammed al-Amri al-Khalidi, 31 vjeçar nga Arabia Saudite, Yisra Muhammad Ibrahim Bayumi, 48vjeçar nga Egjipti dhe Abu Bakr Muhammad Muhammad Ghumayn, 35 vjeçar nga Algjeria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat