Ja pse është mirë të qëndroni zbathur

Këshilla mjekësore

Ja pse është mirë të qëndroni zbathur

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 15:02
ilustrim

Për japonezët është një çështje respekti dhe higjiene: në shtëpi nuk hyjnë mikrobe, këpucët rrinë në genkan, hyrja, që është më e ulët sesa pjesa tjetër e shtëpisë. Finlandezët i heqin madje edhe në shkollë këpucët dhe vlen si për mësuesit dhe nxënësit: thonë që ndihmon për qetësinë dhe një farë vazhdimësie shtëpi-shkollë.

Pastaj është lëvizja e nisur në Zelandën e re, e njohur si Barefooting. Është pak më angazhuese: ecet zbathur, por jashtë, sidomos në lëndina. Është edhe Earthing, sipas së cilës, ecja zbathur do shpëtonte shëndetin tonë. Në çdo rast, nga kontakti i këmbëve me truallin, shpërthejnë një varg përfitimesh, fizike dhe mendore, që do bënim mirë t’i kishim parasysh.

Pa shumë mundim, me një veprim të shpejtë, mund të kishim përfitime të menjëhershme. Janë mbledhur arsyet për të cilat ia vlen të heqim këpucët sapo të jetë e mundur.

Këmbë më pak të fryra

Sipas studimeve, të ecësh zbathur ndihmon për të riaktivizuar qarkullimin dhe atë që njihet si rikthim venoz, pra qarkullimin në drejtim të kundërt të gjakut, nga periferia drejt zemrës, duke sfiduar gravitetin. Një sukses për këmbët: mban larg rrezikun e fryrjeve dhe rrezikun që gjaku të mos ndërrohet shpejt.

Na ndihmon të shërohemi më parë

Sipas disa kërkimeve të rëndësishme, nëse jemi zbathur kur jemi dëmtuar apo kemi një sëmundje, elektronet që futen në trup mund të neutralizojnë radikalet e lira që veprojnë në indet e shëndetshme, duke kufizuar “dëmet anësore” të sëmundjeve.

Na çlodh

Të ecësh me këmbë zbathur bën mirë për të gjitha moshat: nga i vogli që kërkon qëndrueshmërinë e nevojshme për të hedhur hapat e parë, te i moshuari që në këtë mënyrë stërvit butësisht muskujt e këmbëve. Kur ecet zbathur, çlodhja e venave dhe muzkujve të paangazhuar përcillet me një efekt të menjëhershëm çlodhës në të gjithë trupin.

Është një masazh natyral

Kur bëhen shëtitje zbathur, ushtrohet presion në të gjitha fundet nervore që kanë të bëjnë me organet e ndryshme në trup, duke lejuar të shërohen disa sëmundje që shfaqen si pasojë e bllokimit të këtyre kanaleve të energjisë që u janë vënë emrat e meridianëve.

Është më e shëndetshme

Një studim i Universiteti të Arizona-s ka treguar që poshtë këpucëve mund të grumbullojmë mbi 400 baktere, ndër to ato të meningjitit dhe polmonitit.  Nëse kur kthehemi në shtëpi, heqim këpucët mbrojmë të gjithë familjen nga rreziku i infeksionve.

Na mbron nga substancat toksike

Të heqësh këpucët sapo hyn në shtëpi, është një zakon i mirë për shëndetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat