Yildirim: Kthejmë dënimin me vdekje! E ardhmja jonë me Rusinë

Bota

Yildirim: Kthejmë dënimin me vdekje! E ardhmja jonë me Rusinë

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 19:21
Binali Yildirim

Kryeministri turk, Binali Yildirim është shprehur se thirrjet e forta të popullit për rikthimin e dënimit me vdekje për organizatorët e dyshuar të grushtit të shtetit, nuk mund të injorohen nga qeveria turke.

Deklaratën, ai e bëri gjatë një interviste për “Sky News”.

Yildirim tha se arrestimet nuk kanë mbaruar dhe se më shumë arrestime do të kryhen ditëve në vazhdimdhe shtoi se Turqia është e vendosur për të siguruar ekstradimin e Imam Fetulaha Gulen, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara.

“Ne i kemi shkëmbyer të gjitha informatat dhe tani detyra bie mbi supet e qeverisë amerikane”,- tha kryeministri turk.

Yildirim foli edhe për marrëdhëniet me Rusinë, në prag të një vizite nga Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, më 9 gusht.

“Ne i kemi zhvilluar marrëdhënie me Rusinë dhe kjo duhet të ndodhë edhe në të ardhmen. Ne kemi interesa të përbashkëta, të ardhmen e përbashkët me shtetin Rus”,- ka thënë Yildirim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat