Erdogan: Do të mbyllë akademitë ushtarake

Bota

Erdogan: Do të mbyllë akademitë ushtarake

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 11:20
Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se do të mbyllë akademitë ushtarake në vend dhe do të vendosë nën kontrollin e tij agjencitë e inteligjencës, si dhe shtabin e përgjithshëm ushtarak.

“Do të prezantojmë një projektligj që nëse aprovohet do të bëjë që Organizata Kombëtare e Inteligjencës dhe Shtabi Ushtarak të jenë nën kontrollin e presidencës”, tha Presidenti Erdognan për mediat në vend.

“Shkollat ushtarake do të mbyllen… ne do të vendosim një universitet kombëtar për mbrojtjen”, tha ai më tej, ndërsa deklaroi gjithashtu se, edhe xhandarmëria do të zvogëlohet në numër, megjithatë do të ketë rritje të armatimeve.

Ai tha se propozimi në fjalë do t’i paraqitet parlamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat