Turqia ‘pajtohet’ me Izraelin për 20 mln dollarë

Bota

Turqia ‘pajtohet’ me Izraelin për 20 mln dollarë

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 17:26
ilustrim

20 milionë dollarë do t’i kushtojë Izraelit rivendosja e paqes dhe marrëdhënieve diplomatike me Turqinë.

Parlamenti turk miratoi me votë unanime marrëveshjen e “pajtimit” me Izraelin, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, marrëdhënie që u tronditën 6 vjet më parë kur marina izraelite sulmoi një anije turke në Rripin e Gazës. Nga sulmi humbën jetën 10 aktivistë turq. 

Sipas marrëveshjes së nënshkruar fillimisht në muajin qershor mes dy qeverive, Izraeli është dakordësuar të paguajë 20 milionë dollar për familjet e viktimave dhe të plagosurve nga ajo ngjarje. 

Në këmbim, Turqia ka pezulluar ndjekjet penale kundër ish-krerëve të ushtrisë izraelite për përfshirje në sulmin e anijes turke. Pavarësisht se Izraeli kishte kërkuar ndjesë për incidentin e rëndë të majit 2014, marrëveshja është shtyrë nga ambiciet respektive për fitime marramendëse të gazit në Mesdhe dhe marrëveshjeve miliona dollarëshe, por edhe nga frika reciproke pas rritjes së rreziqeve të sigurisë në rajon, kryesisht nga grupi islamik Hamas./Top channel

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat