Shtëpia e Bardhë dënon sulmin në një dasmë në Turqi

Bota

Shtëpia e Bardhë dënon sulmin në një dasmë në Turqi

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 18:39
ilustrim

Washingtoni e ka dënuar sot sulmin në një dasmë në Turqi. Reuters bën të ditur se zëvendëspresidenti SHBA-ve Joe Biden do të bisedojë me zyrtarët në luftën kundër terrorizmit gjatë vizitës që do t’i bëjë Turqisë këtë javë.

“Kryerësit e këtij akti barbar janë qyqarë që cak të sulmit kanë zgjedhur dasmën duke vrarë dhe plagosur dhjetëra njerëz”, thuhet në komunikatën e Këshillit për Siguri Kombëtare.

 Sulmin në një dasmë në Gaziantep në Turqi e kanë dënuar edhe shumë zyrtarë evropianë si Johanes Hahn, Martin Shulcz, etj.

 Më herët presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka thënë se sulmuesi vetëvrasës ka qenë 12 ose 14 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat