SHBA dhe Koreja e Jugut fillojnë manovra ushtarake

Bota

SHBA dhe Koreja e Jugut fillojnë manovra ushtarake

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 18:15
ilustrim

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara filluan manovrat e përbashkëta ushtarake, nën kërcënimin e Koresë së Veriut për t’u hakmarrë.

Në manovrat dy javore marrin pjesë rreth 25 mijë forca amerikane dhe 50 mijë forca koreano-jugore.

Manovrat e përvitshme shkaktojnë përherë reagime kërcënuese në Phenian, i cili i sheh ato si një përgatitje për të pushtuar veriun, megjithë këmbënguljen si të Uashingtonit edhe të Seulit, se manovrat kanë natyrë mbrojtëse./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat