Merkel: Turqit që jetojnë në Gjermani të jenë besnik ndaj këtij vendi!

Bota

Merkel: Turqit që jetojnë në Gjermani të jenë besnik ndaj këtij vendi!

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 19:21
ilustrim

Njerëzit të cilët jetojnë në Gjermani me origjinë turke duhet të jenë besnik ndaj vendit të tyre të banimit, tha sot kancelarja gjermane, Angela Merkel në një intervistë.

“Ne presim që njerëzit me origjinë turke, të cilët jetojnë në Gjermani për një periudhë të gjatë,  të zhvillojnë  një nivel të lartë të besnikërisë ndaj vendit tonë”, tha Merkel  për gazetës ditore “Ruhr Nachrichten”.

Në këmbim të besnikërisë nga banorët gjermanë me origjinë turko-gjermane, Merkel tha se qeveria e saj do të  përpiqet  të dëgjojë nevojat e tyre dhe t’i  kuptojë ato.

“Ne jemi tashmë në kontakt të ngushtë me organizatat e migrantëve për këtë qëllim”, shtoi kancelarja.

Gjermania është shtëpia e rreth tre milion njerëz me origjinë  turke./DPA/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat