Opozita ruse shpresa për zgjedhjet parlametare

Bota

Opozita ruse shpresa për zgjedhjet parlametare

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 17:03
Mikhail Kasyanov, Parnas

Partitë politike ruse të opozitës shpresojnë të fitojnë një zë në parlamentin e dominuar nga Kremlini, ndërsa afrohen zgjedhjet e 18 shtatorit. Akuzat për manipulime gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2011 nxitën protesta masive kundër sundimit të presidentit Vladimir Putin. Por goditja e kundërshtarëve që pasoi, si dhe forcimi i ndjenjave nacionaliste, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, i dobësoi edhe më tej zërat opozitarë.

Partia opozitare ruse PARNAS u kërkon banorëve të Moskës që të votojnë për ndryshim në zgjedhjet parlamentare të shtatorit. Mikhail Kasyanov drejton partinë Parnas dhe ka qënë kryeministër i vendit.

“Politikat e autoriteteve aktuale sollën rënien ekonomike dhe pikërisht kjo është arsyeja që rusët po varfërohen.”

Mbështetësit e tij i kritikojnë politikat e presidentit Vladimir Putin. Mikhail Kirtsev është mjek.

“Bombardimet e rastit të banorëve paqësore në Siri janë çmenduri. Jam kundër luftës me Ukrainën. Mjeti i vetëm është mbështetja për kandidatët e opozitës.”

Vëzhgues të tjerë thonë se opozita është shumë e dobët për të qeverisur. Biznesmeni Dmitry Nikolaev është skeptik.

“Përsonalisht nuk u besoj njerëzve në pushtet e as opozitës. Por nëse opozita bëhet e mirë dhe e fuqishme, unë mund ta mbështesë atë.”

Andrei Zublov humbi postin në Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare pasi krahasoi aneksimin e Krimesë nga Rusia me Gjernaminë naziste.

“Është detyra ime si qytetar dhe si shkencëtar që e kupton se si zhvillohen proceset politike, që jo vetëm të vëzhgoj dhe përshkruaj, por të marr pjesë në procesin politik për të mos lejuar diktaturën totalitare që të rikthehet në këtë vend.”

Partia ruse në pushtet po shfrytëzon frymën nacionaliste lidhur me Krimenë dhe veprimet ushtarake, ndërsa media shtetërore nuk u jep hapësirë kritikëve ose i quan ata tradhëtarë. Svetlana Apollonova është mbështetëse e partisë Rusia e Bashkuar.

“Opozita vetëm llomotit dhe nuk bëjnë gjë për popullin. Duket qartë se si është pastruar qyteti për njerëzit.”

Vrasja në vitin 2015 e udhëheqësit të opozitës Boris Nemtsov, vetëm pak metra larg Kremlinit, tronditi kundërshtarët e Putinit.

Por mbështetësit e Kremlinit, deri më tani kanë vlerësuar më shumë atë që është parë si udhëheqje e rreptë se sa shqetësimet rreth drejtimit që po shkon Rusia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat