Të paktën 11 policë të vrarë nga një sulm i PKK-së në afërsi të Sirisë

Bota

Të paktën 11 policë të vrarë nga një sulm i PKK-së në afërsi të Sirisë

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 16:11
ilustrim

Kryeministri turk, Binali Yildirim u shpreh se autorët e sulmit me autobombë, ku u vranë të paktën 11 policë, mëngjesin e sotëm në Cizre, në kufi me Sirinë do të marrin dënimin e merituar.

Ky sulm u regjistrua sot në mëngjes, në kohën kur pala turke po dërgonte përforcime në automjete ushtarake, në anën tjetër të kufirit sirian për të tretën ditë radhazi, duke vijuar ofensivën ushtarake në këtë zonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat