Drama nuk ka fund, vëllezërit sirianë përlotin botën

Bota

Drama nuk ka fund, vëllezërit sirianë përlotin botën

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 20:15
Vellezerit sirian

Drama e fëmijëve sirianë nuk ka fund. Pas fotografisë së 5-vjeçarit Omran Daqneesh, që preku zemrat e njerëzve, sot dëshpërimi i dy djemve të vegjël, pas humbjes së vëllait të tyre, ka përlotur njerëzit në mbarë botën.

Vëllezërit e mitur qajnë pa pushim, teksa përqafojnë njëri-tjetrin. Rreth 10 fëmijë në periferinë Bab al-Nairab të Aleppo-s, kanë humbur jetën sot, si pasojë e bombardimeve, që nuk kanë të ndalur.

Për këtë edhe ka filluar një fushatë në Facebook me fjalën #AleppoChildren, që bota të shoh vuajtjet dhe dhimbjet e fëmijëve sirianë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat