Obama: Bisedimet me Rusinë për Sirinë janë të vështira

Bota

Obama: Bisedimet me Rusinë për Sirinë janë të vështira

Më: 4 shtator 2016 Në ora: 11:04
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama thotë se bisedimet me Rusinë do të jenë kyçe në arritjen e një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Siri por ka shtuar se negociatat janë të vështira.

Obama u ka thënë gazetarëve në Hangzhou të Kinës se në mes të Uashingtonit dhe Moskës, vazhdon të ketë dallime të mëdha.

“Ne akoma nuk kemi arritur marrëveshje. Mendoj se është herët që ne të themi se kemi një rrugë të qartë përpara por ka mundësi që të paktën ne të bëjnë përparim”, ka thënë Obama.

Obama ka folur në margjinat e samitit të G20-ës, që këtë vit po mbahet në Kinë.

Sekratari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kanë zhvilluar javën e kaluar bisedime maratonike në Gjenevë, me qëllim që të arrihet një marrëveshjelidhur me bashkëpunimin ushtarak në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik dhe grupeve të tjera ekstremiste.

Një marrëveshje e mundshme do të mund të përfshinte dispozita, të cilat do të siguronin që ndihmat të arrijnë në zonat e rrethuara të Sirisë, si dhe ndërmarrjen e hapave për të parandaluar qeverinë e presidentit Bashar Assad që të bombardojë zonat ku janë rebelët, të cilët mbështeten nga SHBA-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat