Moska thotë se janë afër arritjes së marrëveshjes për Sirinë

Bota

Moska thotë se janë afër arritjes së marrëveshjes për Sirinë

Më: 4 shtator 2016 Në ora: 13:02
Sergei Ryabkov

Moska thotë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, janë afër për të arritur marrëveshjes për armëpushim në Siri por që për këtë çështje duhet më shumë kohë.

Zëvëndësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, ka thënë sot se “ne jemi afër arritjes së një marrëveshje... por arti i diplomacisë kërkon kohë për zbatim”, tha ai.

“Mendoj se nuk ka asnjë arsye që ne të presim se bisedimet do të dështojnë”, shtoi tutje ai.

Ryabkov i ka bërë këto komente për mediat në Hangzhou, ku po mbahet samiti i G20-ës.

Më herët gjatë ditës, presidenti Barack Obama tha se bisedimet me Rusinë janë kyçe në arritjen e një marrëveshjeje, përmes së cilës do t’i jepej fund armiqësive në Siri, por shtoi se negociatat janë të vështira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat