Triumfon partia e Putinit në zgjedhjet në Rusi

Bota

Triumfon partia e Putinit në zgjedhjet në Rusi

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 22:02
Dimitri Medvedev

Kryeministri rus Dimitri Medvedev, lider i partisë në pushtet në Rusi ka thënë se kjo parti ka fituar në zgjedhje, për deputetë të dhomës së Ultë të Parlamentit rus.

“Mundemi lirisht të themi se partia jonë ka fituar absolutisht në këto zgjedhje”, ka thënë Medvedev gjysmë orë pas mbylljes së vend votimeve në prezencë edhe të presidentit Vlladimir Putin.

 Ai ka thënë se rezultatet përfundimtare do të dihen nesër.

 Putin ka thënë se “Rusia e Bashkuar” do të mbështetet në deputetët që fituan shumicën si dhe do të bashkëpunojë me partitë tjera që hyjnë në Duma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat