Performanca e Kadirovit: Votoi, luajti valle dhe i postoi në Instagram

Bota

Performanca e Kadirovit: Votoi, luajti valle dhe i postoi në Instagram

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 23:15
Ramazan Kadirov

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Çeçenisë Ramazan Kadirov ka falënderuar banorët e kësaj republike që kanë votuar në zgjedhjet për Dumën shtetërore.

“Shumë jam falënderues për banorët e Çeçenisë që janë përgjegjës për të përmbushur detyrat qytetare”, ka shkruar Kadirov në Instagram.

Lideri çeçen pas votimit në qytetin e tij të lindjes ka luajtur vallen tradicionale cecenë ku iu kanë bashkuar edhe banorët.

Ai ka thënë se në zgjedhje kanë dalë shumica e votuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat