Partia pro Putinit fiton maxhorancën absolute në legjislative

Bota

Partia pro Putinit fiton maxhorancën absolute në legjislative

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 09:46

Partia pro Putinit, Rusia e Bashkuar, morri një maxhorancë të madhe në Duma pas legjislativeve të djeshme, një rezultat i përshëndetur nga Vladimir Putin që tashmë përgatitet i qetë për të marrë në vitin 2018 një mandat të katërt si president.

Por pjesëmarrja e ulët tregon se një pjesë e rusëve janë tërhqur ose e konsiderojnë të vendosur më përpara.

Sipas Komisionit Zgjedhor, vetëm 47,8 për qind e votuesve kanë votuar, kundrejt 60 për qind në zgjedhjet e mëparshme në vitin 2011.

E mbështetur gjatë fushatës zgjedhore nga media shtetërore, partia Rusia e Bashkuar morri një maxhorancë absolute me 54,3 për qind të votave, sipas Komisionit Zgjedhor Qendror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat