Airbus e mori licencën amerikane për shitjen e aeroplanëve në Iran

Bota

Airbus e mori licencën amerikane për shitjen e aeroplanëve në Iran

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 17:49
Ilustrim

Kompania gjigante evropiane, Airbus, thotë se qeveria amerikane ia ka dhënë licencën me të cilën lejohet shitja e 17 aeroplanëve të parë në Iran.

Zëdhënësi i Airbusit, Justin Dubon, i tha sot agjencisë AP se licenca është marrë nga Zyra e thesarit e Shteteve të Bashkuara.

Më herët këtë muaj, kompania kombëtare e Iranit, Iran Air, e ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e 118 aeroplanëve nga kompania Airbus, në një vlerë prej afro 22.8 miliardë eurosh.

Kjo marrëveshje ishte bërë e mundshme pas pajtueshmërisë historike atomike të vitit të kaluar, që ka dikuar në tërheqjen e sanksioneve ndaj Iranit, në këmbim për kufizimin e programit të vet atomik.

Megjithqë është kompani evropiane, Airbusit i duhet leja amerikane, pasi shumë pjesë të aeroplanëve prodhohen në Shtetet e Bashkuara.

Airbus dhe kompania amerikane Boeing, janë pajtuar të shesin ose të huazojnë më tepër se 100 aeroplanë secili për Iran Air, derisa Teherani po e ripërtrinë sektorin e aviacionit, pas disa viteve të sanksioneve ndërkombëtare për shkak të programit atomik kundërthënës.

Burime të aviacionit thonë se Departamenti amerikan i thesarit do të filloj të miratoj shitje të aeroplanëve të Boeingut në Iran, brenda disa ditësh.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat