Duterte, gishtin e mesëm për BE-në

Bota

Duterte, gishtin e mesëm për BE-në

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 18:12
Rodrigo Duterte

Parlamenti Evropian ka dënuar ashpër rritjen e dhunës dhe vrasjeve në Filipine duke shkaktuar kështu reagim të ashpër nga ana e presidentit të këtij shtetit Rodrigo Duterte.

“E kam lexuar dënimin e Parlamentit Evropian. U them atyre Shkoni….”, ka thënë Duterte.

 "Hipokritët e fshehtë janë Gjermania dhe Franca. Na tregojnë neve diçka, ndërsa paraardhësit e tyre  gjatë epokës së kolonializmit vranë mijëra arabë dhe popuj tjerë”, tha Duterte.

 Duterte nuk është qetësuar dhe vazhduar të ‘bombardojë” BE-në.

 “Kënd e kam vrarë unë saktë? Nëse është informata e saktë, 1700 njerëz, por kush janë ata?. Kriminelë të zakonshëm. Dhe kjo quhet gjenocid. Dhe tash BE-ja ka guximin të më  dënojë mua. E përsëris, ‘shkoni n’rr.s”, ka thënë Duterte duke treguar gishtin e mesëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat