Çështja siriane në qendër të takimit Gabriel-Putin

Bota

Çështja siriane në qendër të takimit Gabriel-Putin

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 11:28
Vladimir Putin, Sigmar Gabriel

Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Sigmar Gabriel u takua mbrëmë me presidentin rus, Vladimir Putin, duke pasur në qendër të vëmendjes krizën në Siri.

Duke iu referuar me termin ”kohë të vështira” për vendin e shkatërruar nga lufta, në fillim të takimit të tij me liderin rus, Gabriel e përshkroi sulmin e kësaj jave ndaj autokolonave të ndihmës humanitare në Siri, si gjëja më e keqe që mund të kishte imagjinuar.

Sulmi ndaj autokolonave, ku u vranë më shumë se 20 persona, shfaqën kolapsin e një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Lehtësimi i mundshëm i sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë do të jetë pjesë e bisedimeve të nivelit të lartë”, tha zëvendëskancelari gjerman.

Gabriel, ministri i Ekonomisë dhe zëvendës i kancelares gjermane, Angela Merkel ka kritikuar në mënyrë të përsëritur vendosmërinë e kancelares për të ruajtur sanksionet e BE-së kundër Rusisë, që u vendosen në prag të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.

Presidenti rus, Putin e përshkroi Gjermaninë në fillim të bisedimeve si një partner tregtar i rëndësishëm për Rusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat