Marrëveshje e tregtisë së lirë Kanada-Kinë

Bota

Marrëveshje e tregtisë së lirë Kanada-Kinë

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 21:46
Justin Trudeau dhe Li Keqiang

Kanadaja dhe Kina vendosën të hapin sot negociatat dypalëshe për të arritur një marrëveshje të tregtisë së lirë, njoftoi sot kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

“Ne kemi vendosur të hapim bisedimet për të arritur një marrëveshje të tregtisë së lirë mes Kanadasë dhe Kinës, me objektiv dyfishimin e tregtisë dypalëshe deri më 2025”, dejlaroi kryeministri kanadez me rastin e vizitsë në Otava të homologut të tij kinez, Li Keqiang.

Nga ana tejtër kryeministri kinez deklaroi se, “Kina dhe Kanadaja kanë interesa të forta të përbashkëta dhe marrëdhënie të mria”.

“Qeveria kineze është gati të punojë me Kanadanë për të analizuar dhe studiuar mënyrën për të arritur në një zonë të tregtisë së lirë”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat