SHBA-BE: I takon Rusisë të shpëtojë armëpushimin në Siri

Bota

SHBA-BE: I takon Rusisë të shpëtojë armëpushimin në Siri

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 10:51
Syria

SHBA-ja, BE-ja dhe ministrat e Punëve të Jashtme të shumë vendeve evropiane vlerësuan të shtunën në një komunikatë të përbashkët se rikthimi i armëpushimit në Siri varet nga Rusia.

“I takon Rusisë të provojë se është e gatshme dhe se është në gjendje të marrë masa të jashtëzakonshme për të shpëtuar përpjekjet diplomatike, për të rikthyer armëpushimin në Siri”, thuhet në një komunikatë të firmosur nga ministrat e Punëve të Jashtme të katër vendeve evropiane, Francë, Itali, Gjermani, Britani e Madhe, të Përfaqësueses së lartë të BE-së dhe të sekretarit amerikan të Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat