Johnson: Rusia mund të ketë kryer krim lufte në Siri

Bota

Johnson: Rusia mund të ketë kryer krim lufte në Siri

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 16:33
Boris Johnson

Sipas Sekretarit të Jashtëm britanik, Boris Johnson, Rusia mund të ketë kryer krim lufte, nëse qëndron ajo pas sulmit ndaj autokolonës me ndihma të OKB-së në Siri.

Johnson i tha BBC-së se duhet pyetur, nëse forcat ruse i kanë shënjestruar civilët qëllimisht. 18 kamionë dhe një depo u shkatërruan nga sulmi i së hënës, ku humbën jetën 20 vetë. 

Rusia mohoi çdo përgjegjësi, duke ua faturuar sulmin rebelëve apo edhe ndonjë “drone”-i amerikan. Shtetet e Bashkuara reaguan pas ngjarjes, duke thënë se në goditjen e autokolonës ishin përfshirë dy avionë rusë.

Kryediplomatik britanik shkon edhe më tej me pretendimet se, karvani i ndihmave mund të jetë shënjestruar qëllimisht. Vladimir Putin, jo vetëm ia dorëzon revolverin Bashar al-Assadit, - u shpreh Johnson, - por në disa raste e shkrep këmbëzën vet. 

“Duhet të verifikojmë nëse ka pasur apo jo goditje të qëllimtë, edhe pse dihej fare mirë se cilët ishin civilët e pafajshëm në shënjestër. Ky është krim lufte”, tha Boris Johnson, ministër i Jashtëm i Britanisë. 

Sulmi detyroi Kombet e Bashkuara të pezullonin shpërndarjen e ndihmave në Siri. Bombardimi i zonave të kontrolluara nga rebelët në Aleppo ka vazhduar përgjatë të gjithë javës, pas përfundimit të armëpushimit, duke e detyruar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon të shprehet i tmerruar nga “përshkallëzimi i skajshëm” i situatës në këtë qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat