Roja bregdetare turke ndalon 134 emigrantë në Detin Marmara

Bota

Roja bregdetare turke ndalon 134 emigrantë në Detin Marmara

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 17:14
Deti Egje

Një tjetër raketë e lëshuar nga Siria bie në qytetin Kilis të Turqisë.

Roja bregdetare turke e qarkut Bandirma, në provincën perëndimore Balikesir, ka arrestuar 134 emigrantë të cilët u përpoqën që në mënyrë të paligjshme përmes detit të shkojnë në Itali.

Emigrantën, duke përfshirë disa gra dhe fëmijë, me katër minubusë nga Stambolli ishin transportuar në qytetin bregdetar Dutlimani, nga ku me jahtë kanë lundruar drejt Italisë.

Ekipi patrullës së Rojes bregdetare në pjesën jugore të Detit Marmara ka ndaluar një jaht të dyshimtë në të cilën ishin emigrantë, dhe pastaj e ktheu në brigjet e Bandirmas.

Bëhet fjala është për emigrantë me origjinë nga Pakistani, Sri Lanka, Iraku, Siria dhe Afganistani. Pas ofrimit të ndihmës mjekësore në bregdet, emigrantët i janë dorëzuar autoritetve përkatëse për shqyrtim të mëtejshëm.

Vëmendjen e opinionit e tërhoqi fakti se emigrantët janë kapur në jahtin “President”, i cili në atë kohë shfrytëzohej nga ish kryeminstrja turke Tansu Ciller dhe familja e saj e cila ishte shitur në vitin 2011.Hetimi rreth rastit është në zhvillim e sipër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat