Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vlerësoi sot se Bashkimi Evropian do të riforcojë mjetet e mbrojtjes pa dëmtuar strukturën e Aleancës së Atlantikut, ndërsa qeveria britanike ka shfaqur polemika të ashpra në lidhje me këtë çështje.
“Nuk ka asnjë mosaprovim midis një mbrojtjeje evropiane të fortë dhe një NATO-je të fortë”, deklaroi kreu i Aleancës, në prani të shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, në vazhdën e një takimi të ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Bratislavë.