Nis rigjykimi ndaj aktivistit Askarov në Kirgizi

Bota

Nis rigjykimi ndaj aktivistit Askarov në Kirgizi

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 11:48
Gjykata në Kirgizi

Në një gjykatë në Kirgizi ka nisur rigjykimi për aktivistin me etni uzbeke Azimjan Askarov, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm, në një rast gjyqësor që është kritikuar ndërkombtarisht.

Askarov u dënua më 2010 për nxitje të urrejtjes ndëretnike gjatë përleshjeve vdekjeprurëse në mes të uzbekëve dhe kirgizëve dhe për përfshirje në vrasjen e një polici.

Gjykata supreme ia hoqi këtë dënim në korrik dhe e ka dërguar lëndën për rishqyrtim, pasi siç është thënë “të dhëna të reja janë paraqitur për këtë rast”.

Askarov, i cili thotë se rasti ndaj tij është i motivuar politikisht, është deklaruar i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave, gjatë seancës dëgjimore sot në një gjykatë në Bishkek.

Më shumë se 450 njerëz ishin vrarë- shumica uzbekë etnikë- dhe dhjetëra mijra njerëz ishin detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre në vitin 2010, kur shpërtheu dhuna ndëretnike në jug të Kirgizisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat