Duterte: Nëse SHBA-së dhe BE-së s’u pëlqen lufta ime kundër drogës, lë të mos na ndihmojnë më

Bota

Duterte: Nëse SHBA-së dhe BE-së s’u pëlqen lufta ime kundër drogës, lë të mos na ndihmojnë më

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 12:49
Rodrigo Duterte

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë sot se nëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk janë të lumtura me luftën e tij kundër drogës dhe kanë dëshirë t’i ndalin ndihmat për vendin e tij, atëherë ato mund ta bëjnë një gjë të tillë.

“Nuk pres prej grupeve për të drejtat e njeriut; nuk pres prej [presidentit amerikan Barack] Obama; nuk pres prej BE-së që të më kuptojnë mua,” ka thënë Duterte gjatë një fjalimi televiziv në një ceremoni për shpërblimin e Policisë në provincën jugore, Mindanao.

“Mos më kuptoni dhe nëse mendoni se është koha e duhur për ju që t’i ndaleni ndihmat, bëjeni tani, ne nuk do t’ju përgjërohemi,” ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat