Këshilli i sigurimit zyrtarisht emëron Guterres sekretarin e ri të OKB-së

Bota

Këshilli i sigurimit zyrtarisht emëron Guterres sekretarin e ri të OKB-së

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 18:05
Antonio Guterres

Këshilli i Sigurimit ka emëruar sot edhe zyrtarisht Sekretarin e ri  të Përgjithshëm të OKB-së.

Asambleja e Përgjithshme pritet të mblidhet javën e ardhshme për të miratuar emërimin e 67-vjeçarit Guterres.

Ban Ki-moon, 72-vjeçari nga Koreja e Jugut do të japë dorëheqjen në fund të këtij viti, teksa ka shërbyer për dy mandate në këtë post.

“Përvoja e tij si kryeministër portugez, njohuritë e tij të gjera të çështjeve botërore, dhe intelekti i tij do t’i shërbejë edhe në drejtimin e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Ban Ki-moon.

Guterres ka qenë kryeministër i Portugalisë nga viti 1995 deri në vitin 2002, ndërsa ka pasur edhe rolin e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, nga viti 2005 deri një vit më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat