Lesbos, kundërshtohet arsimimi për fëmijët e refugjatëve sirianë

Bota

Lesbos, kundërshtohet arsimimi për fëmijët e refugjatëve sirianë

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 15:18
Ilustrim

Një prej prindërve të fëmijëve të një shkolle fillore në ishullin Lesbos të Greqisë ka marrë një zinxhir me dryn dhe ka mbyllur derën e jashtme të shkollës, duke protestuar për lajmin se prej ditës së hënë në këtë shkollë do të fillojë mësimdhënia edhe për fëmijët e refugjatëve sirianë.

Edhe prindërit e tjerë kanë deklaruar se nuk do të çojnë fëmijët e tyre të hënën në shkollë dhe nuk do të lejojnë askënd të futet në ambientet e saj, nëse nuk zgjidhet ky problem. Ata thonë se nuk kundërshtojnë integrimin e fëmijëve të refugjatëve, por nuk janë pyetur aspak për të qenë pjesë e zgjidhjes së këtij problemi.

Megjithëse 15 fëmijët e refugjatëve, që do të fillojnë mësimin pas orarit të mbarimit të klasave normale, disponojnë certificatë mjekësore që vërteton se janë të vaksinuar, prindërit reagojnë duke thënë se kanë frikë për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe për shëndetin e fëmijëve të tyre.

Përveç të tjerash, shumë prej banorëve besojnë se, me këtë veprim qeveria nuk po përpiqet që të zhvendosë refugjatët nga ky ishull, që po mban gati 6.000 vetë në kushte tepër të vështira.

Reagime për programin qeveritar, sipas të cilit gati 20 mijë fëmijë refugjatësh fillojnë mësimin në shkollat greke në orët e pasdites, ka pasur edhe në disa zona të tjera të Greqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat