Filipinasit ftojnë një hetuese të OKB-së për të vrarët nga lufta e drogës

Bota

Filipinasit ftojnë një hetuese të OKB-së për të vrarët nga lufta e drogës

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 19:16
Agnes Callamard

Filipinasit kanë ftuar një hetuese të Kombeve të Bashkuara për të ardhur në vend dhe për të hetuar një mori vrasjesh në luftën kundër drogës nga presidenti filipinas, Rodrigo Duterte, njoftoi sot një zëdhënës i qeverisë.

“Qeveria filipinase po pret përgjigjen e Agnes Callamard, raportuesja speciale e OKB-së për vrasjet jashtëgjyqësore, në lidhje me ftesën”, deklaroi zëdhënësi presidencial, Ernesto Abella.

“Të paktën 1 523 përdorues të dyshuar droge dhe shpërndarës janë vrarë në operacionet policore nga 1 korriku deri në 7 tetor”, sipas policisë.

“Rreth 1 838 vdekje nga 1 korriku deri më 5 tetor po hetohen, por jo të gjithë besohet të kenë pasur lidhje me drogat e paligjshme”, shtoi policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat