Deputeti britanik bën thirrje për rrëzimin e avionëve rusë në Siri

Bota

Deputeti britanik bën thirrje për rrëzimin e avionëve rusë në Siri

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 11:40
Andrew Mitchell

Deputeti i parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, i ka bërë thirrje qeverisë për të zbatuar zonën e ndalim-flurimit mbi Sirinë dhe t’u lejohet avionëve britanike të sulmojnë avionët luftarakë rusë.

Andrew Mitchell, ish-sekretar i zhvillimit ndërkombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, i ka thënë BBC se nëse me rrëzimin e avionëve rusë do të përfundonte konflikti në Siri, atëherë Britania dhe aleatët e saj duhet të përqendrohen në këtë çështje.

"Ajo që ne jemi duke thënë është shumë e qartë. Askush nuk dëshiron të shohë një përleshje me armë me Rusinë, askush nuk dëshiron të xhirojë poshtë një avioni rus", tha Mitchell. Ai ka shtuar se sulmi ndaj avionëve rusë nuk do të përbënte “deklaratë lufte kundër Rusisë” dhe më tepër do të ishte në fakt se Britania do të qëndrojë kundër ‘krimeve të luftës’ të kryera nga Moska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat