Peticion kundër Barrosos: T’i hiqet pensioni i BE-së

Bota

Peticion kundër Barrosos: T’i hiqet pensioni i BE-së

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 12:51
Jose Manuel Barroso

Mbi 152 mijë vetë kanë firmosur një peticion të stafit të BE-së kundër ish-presidentit të Komisionit Europian Jose Manuel Barroso.

Dokumenti i është dorëzuar tre institucioneve kryesore të bllokut. Aty kërkohet që Barroso të mos përfitojë më pensionin e BE-së për shkak të punësimit të tij tek banka “Goldman Sachs”.  

Firmëtarët e peticionit e konsiderojnë si “moralisht të dënueshëm” afrimin e tij me Bankën Amerikane të Investimeve, ndërkohë që vazhdon të përfitojë nga të ardhurat e ofruara prej Bashkimit Europian.   

Të irrituar, ata e cilësojnë lëvizjen e Barroso një “dhuratë” që u bëhet euro-skeptikëve.

Nisma  e peticionit u ndërmor në korrik, por që prej atëherë interesi për të u rrit duke shkuar përtej punonjësve të BE-së. 

Roli i Barroso tek “Goldman Sachs” është të këshillojë bankën dhe klientët e saj mbi Brexit-in dhe çështje të tjera të lidhura me Unionin. Ish-kryeministri portugez shërbeu si kryetar i Komisionit Europian nga viti 2004 deri në 2014. 

Pasardhësi i tij, Jean Claude Juncker kërkoi një hetim për shkelje të kodit të sjelljes, i cili parashikon që ish-komisionerët të veprojnë me integritet dhe shumë pjekuri pas largimit nga detyra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat