Betimet që s’mund të bëhen: Australia ndalon martesën mes të njëjtës gjini

Bota

Betimet që s’mund të bëhen: Australia ndalon martesën mes të njëjtës gjini

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 16:39
Ilustrim

Për çdo përvjetor, Des dhe Rex shkojnë në restaurantin ku për herë të parë janë takuar. Si edhe shumë të tjerë, ata dëshirojnë të martohen. Ata madje i kanë shkruar betimet e tyre.

Por, si shumë çifte,  Des dhe Rex po vazhdojnë të presin. Martesa e së njëjtës gjini nuk është legale në Australi dhe duket sikur nuk do të ndryshojë këto kohë.
Ata nuk mund të presin gjatë, Des është duke vdekur.
Në vitin 2012 ai është diagnostifikuar me sëmundje të zemrës dhe po jeton nga dita në ditë që nga atëherë.
“Arsyeja që unë jetoj është Rex. Unë kam dy kardiologë, të cilët po më ndihmojnë të mbes gjallë, por unë po jetoj për Rex. Dhe jam shumë krenar për këtë”, tha Des për CNN. Ata nuk deshën të japin emrat e tyre të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat