Arrihet marrëveshje madhështore për klimën globale

Bota

Arrihet marrëveshje madhështore për klimën globale

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 10:08
John Kerry

Më shumë se 150 shtete kanë arritur një marrëveshje, e cila përshkruhet si madhështore, me qëllim të largimit të gazeve të cilat janë duke e bërë më të keqe klimën globale, shkruan BBC.

Hydroflurocarbons (HFC) përdoren jashtëzakonisht shumë tek frigoriferët dhe kondicionerët e ajrit.

Delegatët, të cilët janë takuar në Rwanda, kanë pranuar një amandament kompleks të Protokollit Montreal, që parashikon shtetet më të pasura të ndërprejnë përdorimin e HFC-së nga viti 2019.

Megjithatë, disa nga shtetet kanë deklaruar që kjo marrëveshje do të ketë më pak ndikim se sa që pritet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat