Shtetet e Bashkuara dhe Rusia diskutojnë për armëpushimin e Sirisë

Bota

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia diskutojnë për armëpushimin e Sirisë

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 13:59
Ilustrim

Bisedimet e reja po fillojnë në Zvicërr ndërkaq Shtetet e Bashkuara dhe Rusia tentojnë të ndërmjetësojnë një tjetër armëpushim në Siri.

Sekretari i Shteteve të Bashkuara, John Kerry dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrov po takojnë delegatët nga Turkia, Arabia Saudite dhe Irani në qytetin Lausanne, shkruan BBC.

Që nga dështimi i një armëpushimi të shkurtër në muajin shtator, Siria dhe aleatja e saj, Rusia, kanë rritur bombardimet në Alepin lindor.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad është zotuar  që të pastrojë rebelët e Alepit dhe ju ka thënë gazetave ruse që po ta marrin qytetin do të ishte veçse hapi i ardhshëm për të marrë pjesën tjetër të vendit.
“Është duke u bërë një hap pastrimi, si qytet i madh, për të lëvizur më pas në pjesë të tjera, për të çliruar pjesët tjera nga rebelët”, tha ai, duke iu referuar rebelëve.

Të premten, agjensia e lajmeve ruse e ka cituar John Kerryn duke thënë se ai nuk pret diçka të veçantë nga bisedimet, ndërsa një burim i paidentifikuar i tha AFP-së: “Duke parë rezultatet e bisedimeve të mëparshme, jam mjaft skeptik nëse do të ndryshojë diçka në bisedimet e ardhshme.”

Të shtunën, organizatat si Save the Children, Oxfam, Këhilli i refugjatëve të Norvegjisë, Këshilli i refugjatëve dhe Komiteti ndërkombëtar i shpëtimit dorëzuan një lutje për të bërë armëpushimin prej 72 orësh në Alepin lindor.

“Kjo do të lejonte të plagosurit dhe të sëmurët që të evakuoheshin, të ushqeheshin dhe të merrnin ndihma mjekësore”, thuhet në deklaratën e tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat