Vullkani më i famshëm në botë pritet të shpërthejë në çdo kohë

Bota

Vullkani më i famshëm në botë pritet të shpërthejë në çdo kohë

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 19:45
Vullkani në Mount Vesuvius

Autoritetet italiane janë në përfundim të një plani emergjent për të evakuuar 700,000 njerëz, pas paralajmërimeve se vullkani në Mount Vesuvius mund të shpërthejë këtë vit.

Plani është në fazat finale dhe do të publikohet në fund të muajit, thuhet sipas zyrtarëve të regjionit Campania në Itali dhe Departamentit për Mbrojtje Civile.

25 qytetet në rrezik pritet që t’i ndajnë së bashku strategjitë e evakuimit gjatë dy javëve të ardhshme, dhe planet për shtatë “zona të reja të kuqe” të identifikuara kohët e fundit janë duke u realizuar.

“Duhet të pajisemi për të qenë të përgatitur”, tha presidenti rajonal Vincenzo De Luca për shtypin italian, duke shtuar se “Mount Vesuvius është një problem me përmasa gjigande”.

Një strategji për “fushat prioritare” brenda rajonit me rrezik të lartë është duke u zhvilluar gjithashtu. Vitin e kaluar, shpërthimi i “zonës së kuqe” u zgjerua në mënyrë dramatike nga 550,000 banorë në 18 qytete, në 672,000 banorë në 25.

Megjithatë, pavarësisht rritjes së paralajmërimeve, De Luca tha se “alarmimi është i kotë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat